Akordohen 4 milionë dollarë nga qeveria japoneze - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 4 milion dollarë janë akorduar nga qeveria japoneze ne shërbim te qeverisë shqiptare për vitin 2015. Prioriteti kryesor i këtij grandi është mbrojtja e mjedisit dhe reduktimi i ndotjes se ajrit. Zv/kryeministri Niko Peleshi firmosi marrëveshjen me ambasadorin e Japonisë, Kazuyoshi Umemoto, duke i shprehur falënderimet per marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Kjo nuk është hera e par qe qeveria japoneze dhuron grante te tilla per vendin tone. Ne 2014 Shqipërisë iu dhuruan rreth 170 milion dollarë si edhe nje sere ndihmash te tjera ne sektorin e shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit.