Preket Kushtetuta për KLD, Presidentin e Prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 8 muaj pune ekspertet pranë komisionit te reformës ne drejtësi, kane hartuar një draft-strategji për 52 faqesh se cilat janë ndërhyrjet qe duhen bere për te reformuar sistemin. Sipas këtij dokumenti problemet kryesore që prekin sistemin tonë të drejtësisë e kanë origjinën tek kushtetuta prandaj dhe është e nevojshme ndërhyrja ne ligjin themelor te shtetit ne 5 kapituj te saj; ne pjesën e katërt qe flet për presidentin e republikës, ne pjesën e tetë per Gjykatën Kushtetuese, pjesën e nëntë per gjykata, pjesën e dhjetë qe është Prokuroria dhe pjesa e njëmbëdhjetë. Një nga propozimet me interesante te eksperteve është ndryshimi i procedurës per zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm, i cili aktualisht emërohet nga presidenti me pëlqim te parlamentit. Sipas eksperteve duhet ndërhyre ne kushtetute per numrin nje te organit te akuzës.Ndryshimin e procesit të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i atribuar këshillit të prokurorisë të drejtën për t?i propozuar presidentit dy kandidatë të kualifikuar.Ne lidhje me Presidentin e Republikës drafti parashikon hartimin e nje ligji te posaçëm per institucionin e kreut te shtetit, por njëherësh e heq atë nga drejtimi i KLD, institucion per te cilin jane parashikuar disa ndryshime.Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti të mos jenë në përbërje të KLD-së. Ngushtimin e diferencës së tanishme midis numrit të anëtarëve nga radhët e gjyqësorit dhe atyre të jashtëm, ku anëtarët e gjyqësorit do të ruajnë shumicën e vendeve në KLD.Sipas eksperteve duhet pare mundësia e organizimit te KLD-së në dy dhoma, nëse prokuroria do të jetë pjesë e gjyqësorit, përkatësisht: këshilli për gjyqësorin dhe këshilli për prokurorinë, ndërkohe qe konferenca e gjyqësorit do te suprimohet. Nen ombrellën e KLD sipas eksperteve duhet te hyje edhe Gjykata e Larte.Shqyrtimin e mundësisë për ta bërë gjl-në pjesë integrale të sistemit gjyqësor dhe rrjedhimisht shtrirjen e kompetencave të KLD-së mbi të.Per Gjykatën Kushtetuese drafti propozon zgjedhjen e anëtareve te saj me shumice te cilësuar ndryshe nga tani qe zgjidhen me 71 votaShmangien e politizimit të procesit të emërimit dhe përbërjes së gjykatës kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar.Ne planin e veprimit te hartuar nga ekspertet është parashikuar qe ndryshimet dërmuese përfshi ato ne kushtetute, te realizohen deri ne fund te ketij viti, ndërkohe qe amendimi i ligjeve do te vazhdoje deri ne 2016.