Kaos në sportelet e QKR - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendosja e rregullave të reja nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit për të bërë dorëzimet e pasqyrave financiare ka krijuar radhë të gjata dhe amulli për bizneset. Edhe pse që prej janarit ndërmarrjet duhet të kishin filluar të bënin dorëzimet, ditët e fundit të afatit kanë shtuar dyndjet në sportelet e QKR-së. Hedhja e bilanceve financiare në sistemin online është një projekt, i cili synon të shkurtojë procedurat e biznesit dhe shumë veprime të kryen që nga faqja e internetit të QKR-së. Vasilika Vjero, drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Bizneseve thotë se deri tani janë regjistruar 8900 sipërmarrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme ka 1200 kërkesa për hedhjen e bilanceve. Vasilika Vjero thotë se ditët e fundit janë shtuar edhe kërkesat për të bërë regjistrimin e bizneseve, sidomos për ato të llojit turistik, si baret, restorantet dhe hotelet. Data e fundit për të bërë dorëzimin e bilanceve të kompanive është 31 korriku, në të kundërt bizneset penalizohen me 15 mijë lek gjobë. Regjistrimi i tyre online shkurton kohën për shumë ndërmarrje të cilët nuk do të duhet të shkojnë pranë QKR-së për të marrë vërtetime, po ashtu të gjithë të interesuarit tashmë mund regjistrohen për të marrë të drejtën e firmës elektronike, çka bën që pavarësisht vendndodhjes së administratorit të firmës çdo lloj procedure të bëhet online.