“Rama mbështeti persona me rekorde kriminale” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar nje takim me zyrtare te larte te Ministrisë se Jashtme Austriake për te ngritur problematiken e inkriminimit te politikes dhe administratës publike nga qeveria. Gjate bisedës me drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Johannn Sattler, Basha ka theksuar se Shqipëria, nuk mund te kete te ardhme evropiane pa çuar deri në fund dekriminalizimin. Gjithashtu kryetari i PD i ka njohur bashkëbiseduesit edhe me shkeljet e renda sipas tij te standardeve ne zgjedhjet lokale; me blerjen e votave, me ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, apo me kandidimin e personave me të shkuar kriminale. Sipas Bashes keqqeverisja është arsyeja kryesore qe fshihet pas numrit te larte te shqiptareve qe kërkojnë azil ne vendet e be, duke vënë në rrezik edhe lëvizjen pa viza në hapësirën shengen.

Free Traffic Exchange