Hoffman: Ndalni Azilkërkuesit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mundësia e rikthimit te regjimit te vizave mbetet nje rrezik per Shqipërinë dhe vendet e tjera te Ballkanit, nëse nuk merren masa per te kufizuar kërkesat gjithnjë ne rritje për azil ne drejtim te Gjermanisë. Nje fakt i tille u konfirmua nga ambasadori gjerman Helmut Hoffman ne nje interviste per Vizion Plus, ndërsa ne Gjermani shoqata e bashkive dhe komuna ka kërkuar vënien ne zbatim te mekanizmit te miratuar nga vendet anëtare te zonës Shengen. Ai theksoi se ndryshe nga çka ndodhur deri tani kur jane zgjatur procedurat, shtetasit nga Shqiperia dhe Kosova qe kane kerkuar azil do te kthehen mbrapsht brenda 4 javeve.?Është i njohur fakti se ndër të tjera edhe me dëshirën e Gjermanisë u vu ky mekanizëm që në kushte të caktuara mund të pezullohet liberalizimi i vizave. Është e drejtë ajo çka thatë, se edhe në Gjermani po zhvillohet një debat i madh publik mbi këtë. Se çdo të sjellë ky debat, këtë nuk mund ta them dot sot, por çka mund të konstatojmë është vetëm se vendimet per këtë duhen marrë në nivel europian, në nivelin e Bashkimit Europian. Deri tani ka zgjatur shumë deri sa është marrë një vendim, por tani ne kemi marrë përsipër që këto raste qe vijnë nga Shqipëria dhe Kosova t?i përpunojmë shumë shpejt dhe pas 4 javësh t?i dërgojmë këta emigrantë mbrapsht në vendet e tyre?.Diplomati i Berlinit e ka cilësuar situatën dramatike, ndërsa ka konstatuar me shqetësim se per këtë çështje, nuk po zhvillohet nje debat publik edhe ne nivele politike ne Shqipëri.?Unë besoj se do të ishte diçka e mirë, nëse në Shqipëri do të zhvillohej një debat publik më intensiv për këtë fenomen. Për mendimin tim është shumë qetësi dhe duhej të flitej më shumë për këtë temë nga politika dhe t?u jepej njerëzve mesazhi i qartë: ?Mos ikni në vendet e EU-së për të kërkuar azil! Kjo nuk do të funksionojë dhe e gjithë kjo do të ishte vetëm për të keqen tonë?.Ne lidhje me reformën ne drejtësi, ambasadori Hoffman u shpreh se me shume se nje ndërhyrje ligjore, ajo duhet te shihet si pastrim i gjyqësorit nga korrupsioni dhe sipas tij, nuk mund te përmbyllet ne vjeshte siç është paralajmëruar, por kjo do te kërkoje kohe.?Unë çuditem kur lexoj shpesh se reforma e drejtësisë do të përmbyllet deri në vjeshtë dhe do të bëhet kërkesa për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE sikur të ishte kjo një gjë që mund të zgjidhej thjesht me një votim. Unë besoj se kjo është diçka pak më komplekse se kaq. Nëse do të bënim pyetjen se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë në këtë reformë të drejtësisë, atëherë do të thonim se këtu kemi të bëjmë shumë më pak me perfeksionimin e ligjeve. Por këtu bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë?.Duke folur për dekriminalizimin, diplomati gjerman theksoi se me shume se ndërhyrje ligjore apo kushtetuese, procesi duhet pare si pastrim i politikes qe duhet bere nga vete ajo. Ndërsa vlerësoi zgjedhjet e fundit lokale, ambasadori Hoffman veçoi...