Ngërç në bashkinë Mallakastër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon për të dytën herë brenda një jave mbledhja e Këshillit Bashkiak në Mallakastër. Shkak për këtë ngërç është bërë bojkotimi i këshilltarëve të majtë. Për kryetarin e ri të bashkisë Agron Kapllanaj, bllokimi që po i bëjnë të majtët këshillit bashkiak po pengon punën e Bashkisë. ?Ka dështuar përsëri mbledhja e këshillit bashkiak të Mallakastrës. Arsyeja është bojkoti i këshilltarëve të majtë se mungojnë dy këshilltarë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në mbledhje e parë të konstituimit të këshillit bashkiak, janë larguar dy këshilltarë pas votimit dhe sot po ata dy këshilltarë kishin paralajmëruar bojkotin e tyre. U kam bërë një ofertë të dy forcave politikë, me mirëkuptim duke tërhequr kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak të së djathtës. Për hir të qytetarëve mallakastriotë ne nuk duam të vazhdojmë me bojkote ky këshill?, - nënvizoi Kapllanaj. Mallakastra historikisht është njohur si bastion i së majtës, por në zgjedhjet e 21 qershorit, Agron Kapllanaj i së djathtës e theu këtë ?tabu? që duket se nuk po ?përtypet? dot as nga këshilltarët e majtë. Bashkia e Gjirokastrës përbëhet prej 31 këshilltarësh. Për katër vitet e ardhshme kryetar i këshillit do të jetë Roland Karalli. Gjatë votimit ai mori 21 vota pro dhe 9 kundër pasi gjatë këtij procesi mungonte një anëtarë i këtij këshilli. Cerriku dhe Belshi janë dy bashki që kanë zyrtarizuar kryetaret e rinj, qe i përkasin se majtës Altin Toska dhe Arif Tafani. Sipas marrëveshjes politike, kryetare te këshillit bashkiak u zgjodhën përfaqësues të partisë socialiste. Deri tani nga këshillat e konstituuar në këtë qark partia demokratike nuk është përfaqësuar me asnjë figurë të sajën, kjo për shkak të votave të pakta.

Free Traffic Exchange