Shqiptarët që mahnitin botën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata kanë shkëlqyer sërish. Ermonela Jaho, Ramë Lahaj dhe Iris Elezi janë emrat e shqiptarëve që këtë javë janë duartrokitur këtë javë në Brazil, Australi e Kroaci. Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ka shkëlqyer me kryeveprën e Massenet, Chais në Sao Paolo, Brazil. Ka performuar mbrëmjen e 26 korrikut, por duartrokitjet dhe salla plot e kanë kthyer disa herë në skenë. Mbrëmjen e së enjtes dhe së dielës pritet që sopranoja shqiptare të ngjitet sërish në skenën e madhe braziliane. Një tjetër emër shumë i njohur i skenës operistike në botë, Ramë Lahaj, ka fituar duartrokitjet e publikut dhe vëmendjen e medias e regjisorëve edhe 16 mijë kilometra larg atdheut. Ky është vetëm pak nga dokumentari që po realizohet për të në skenën operistike më të madhe në Australi. ?La Traviata? duket se është një ogur shumë i mirë për shqiptarët që përcjellin art. E ndërsa këto vepra klasike që ngjiten në skenë nga shqiptarët janë duartrokitur, në festivalin e filmit në Kroaci, filmi ?Bota? me regji të Iris Elezit ka fituar një çmim tjetër. Ky është çmimi i dytë që ?Bota? merr në festivalet e filmit në Europë, pas çmimit të parë në festivalin e Kategorisë A, Karlovy Vary. E ndërsa rrugëtimi i këtij filmi në botë, nuk ka përfunduar pritet që ky prodhim kinematografik shqiptar të rrëmbejë edhe disa trofe të tjerë.