http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trojka e ekspertëve të institucioneve ndërkombëtare mban në Athinë takimet me grupet punës për t?u njohur në detaje për situatën në të cilën ndodhet ekonomia greke. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave në Greqi, ekspertët e FMN-së e BQE-se po mbledhin të dhëna për sistemin e pensioneve, financat publike, sistemin shëndetësor dhe informacione që kanë të bëjnë me bankat. Ministri i Financave Euklid Tsakalotos deklaroi se bashkëpunimi është maksimal dhe se të dyja grupet po lëvizin në mënyrë të organizuar për të finalizuar këtë proces monitorimi.Kjo faze paraprin bisedimet e Athinës me Brukselin për marrjen e borxhit të miratuar prej 86 miliardë euro. Takimi mbahet në muajin gusht, kohë kur parlamenti greke voton dhe paketën e tretë dhe të fundit të masave shtrënguese.