http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi një muaj nga sulmi i armatosur që mori jetën e një efektivi të forcave speciale në Lazarat, grupi hetimor u rikthye në fshat ku rindërtoi skemën e vrasjes së Ibrahim Bashës. Tre prokurorë të krimeve të rënda së bashku me ekspertë të policisë improvizuan skenën e krimit në të cilën u qëllua automjeti i efektivëve specialë. Në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes nuk pati qitje me armë pasi ekspertët nëpërmjet lazerit përcaktuan vendin e dyshuar nga erdhi goditja. Efektivi i forcave speciale Renea u ekzekutua më 24 qershor teksa futej në Lazarat gjatë një operacioni për kapjen e personave të cilët qëlluan ndaj policisë.Si pasojë e të shtënave 31 vjecari Basha humbi jetën ndërkohë që u plagosën dy kolegët e tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj të cilët ishin të pranishëm në rindërtimin e ngjarjes nga policia. Mësohet se pjesë e hetimit dhe veprimeve në terren nga prokurorët do të bëhet dhe zona e sipërme e fshatit pas dyshimeve se specialët e RENEA-s u qëlluan nga dy fronte. Ndërkohë nga ekspertiza balistike pritet të saktësohet dhe se nga cila armë u qëllua efektivi. Nga të dhënat paraprake dyshohet se speciali është qëlluar nga një armë e rëndë mitraloz por që ende nuk dihet se kush prej të arrestuarve e ka përdorur. Mes 14 personave të cilët qëlluan ndaj policisë te dyshuarit kryesore per krimin janë vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.