Rama: Paketë ligjore kundër krimit mjedisor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkatërrimi i mjedisit nga ndërtimi i HEC-eve dhe kërkimet që bëjnë koncesionarët e minierave do të konsiderohet vepër penale. Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në tonet që përdori për të gjithë investitorët, të cilët kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore në Shqipëri dhe kanë shkelur kontratat që kanë me qeverinë, duke shmangur rehabilitimin mjedisor që i duhet bërë pyjeve. ?Ne nuk do te ndalemi dhe nuk do te kemi asnjë tolerance per te gjithë ata të cilët vazhdojnë te shfaqin sjellje barbare per mjedisin. Do te rendojmë ne mënyrë te ndjeshme ndëshkimet per te gjithë ata qe prekin nga nje peme tek nje pyll i tere. Do miratojmë nje pakete ligjore per krimin mjedisor. Ne jemi ne lufte edhe me ata qe presin pyjet dhe i shfrytëzojnë dhe nuk po i nxjerrim dot përgjegjësi penale per shkak te bandës se gjyqësorit?.Vetë Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, denoncoi shkatërrimin që i është bërë disa zonave nga dhënia pa kriter e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve. Pavarësisht nevojave që ka vendi ynë për të prodhuar energji, ai e konsideroi si të patolrueshëm dhënien e lejeve të HEC-eve në zona të mbrojtura. 53 HEC-e në këto vende të cilat nuk kanë filluar të ndërtohen, projektet e tyre do të anulohen.?Ka shume probleme ne sektorin minerar dhe po ashtu edhe te HEC-et. Ishin dhëne 1100 leje dhe ky numër është përgjysmuar se nuk zbatonin rregullat. Është dëmtuar mjedisi nga disa firma ne mënyrë te tmerrshme, nuk po themi te ndërpresim aktivitetin por te respektohen standardet?.Kryeministri është përballur dhe me denoncime të banorëve të zonave të ndryshme, të cilët janë ankuar se kanë vështirësi të ujitjes së tokave për shkak të devijimeve që kanë bërë kompani të ndryshme. Të njëjtat tone, Rama i mbajti dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Nga 342 kompani, të cilat kanë ndërtuar ose janë në proces të ndërtimit të hidrocentraleve, vetëm 43 prej tyre kanë paraqitur projektin për të bërë zhdëmtimin mjedisor. Në këto 20 vite, investimi në sektorin e energjisë ka dëmtuar mijëra hektarë pyje, e po ashtu ka shkatërruar shumë zona në bregdet.