Samiti i NATO-s për ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ofensiva ushtarake turke në Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut dhe kërcënimi i kësaj organizate terrorist për Turqinë e më gjerë, janë në fokus të takimit emergjent të NATO-s në Bruksel. Mbledhja në nivel ambasadorësh mbahet me kërkesë të Ankarasë zyrtare. Në prag të këtij takimi sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se kërcënimi i Turqisë është kërcënimi i të gjithë aleancës. ?Terrorizmi në të gjitha format e tij është i patolerueshëm dhe i pajustifikueshëm. Është koha dhe momenti i duhur i mbajtjes së kësaj mbledhje sot, për të adresuar destabilitetin në kufi me Turqinë, praktikisht në kufi me NATO?.Ndërkohë në terren avionët ushtarak turq kanë vijuar ofensivën ajrore ndaj militantëve të ISIS në Siri e Irak. SHBA dhe Turqia po punojnë së bashku për të spastruar kërcënimin terrorist të ISIS, veçanërisht në kufi me Sirinë. Krahas militantëve të shtetit islamik, Turqia shënjestrën dhe mbështetësit e partisë kurde PKK.