Arrestohet përgjegjësi per vdekjen e minatorit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vdekjes së minatorit 51-vjeçar Mehmet Dardha në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, policia ka arrestuar një person, përgjegjës për aksidentin. 32-vjeçari Saimir Koleci, Përgjegjës i elektrovozit, u arrestua pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e sigurimit teknik gjatë punës. Ne baze te hetimeve te para në vendin e ngjarjes mësohet se 51-vjeçari ka qenë në elektrovoz kur është përplasur me shkëmbin gjatë lëvizjes. Dëmtimi i rende ne pjesën e sipërme të kokës, i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme. Nga dëshmitë e kolegëve, mësohet se 51- vjeçari kishte vetëm katër ditë që kishte nisur punën në galerinë ku dhe humbi jetën. Prej kohësh miniera e Bulqizës është kthyer në ë burim aksidentesh vdekjeprurëse për punonjësit e saj. Vetëm, gjate këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën arrin në 7, gjashte shqiptare dhe nje shtetas kinez.

Free Traffic Exchange