Nishani me akademiket për ligjin e arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të qenë i sigurt në vendimin që do të marrë mbi dekretimin ose Jo të Ligjit për Arsimit të Lartë, Presidenti i Republikës donte të dëgjonte opinionin e akademikëve dhe profesorëve. Debatin e ka ndjekur nga kronikat televizive dhe në shkrimet e gazetave. Por ndryshon kur përballesh me to në zyrën Presidenciale. Edhe ne zyrën e kreut të shtetit, përfaqësues të universiteteve shkëmbyen mendimet pro dhe kundër reformës. Por, ka pasur edhe mendime në mbështetje të ligjit. Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri dhe ai i Universitetit Politeknik të Tiranës Jorgaq Kaçani, vlerësuan ligjin. Sipas tyre, problematikat e deritanishme në arsimin e lartë krijuan nevojën për hartimin e një ligji të ri. dy drejtuesit i thanë kreut të shtetit se qeveria gjatë hartimit të ligjit ka marrë në konsideratë vërejtjet e tyre, duke mundësuar orientimin. Pasi i dëgjoi, Presidenti Nishani tha se është e drejta e tij kushtetuese për të dëgjuar mendimin e përfaqësuesve të institucioneve, të cilat do të preken nga ky ligj.Takimi këshillimor mes Presidentit të republikës dhe profesoratit, zhvillohet pas miratimit të këtij ligji, me votat e maxhorancës, më seancën plenare të 22 korrikut. Menjëherë pas votimit, opozita deklaroi se do ta çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa i bëri thirrje Presidentit të mos e dekretonte atë.