http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon qeverinë se me propagandë dhe fasadë politike, tenton të fshehë pasigurinë dhe krimin që sipas saj është konsoliduar në rrugë dhe zyrat e shtetit. ?Pikërisht në kohën kur po mbahej kjo shfaqje dixhitale e Ramës, në mes të Ditës, del lajmi se në Rinas një zonë e supozuar si e sigurtë, tre maska shfaqen të armatosura dhe grabisin një makinë. Pasiguria është kthyer në normë, vrasje, grabitje me maska të tursitëve dhe qytetarëve, aksidente që marrin jetë ndodhin çdo ditë. I vetmi që nuk e sheh këtë situatë është Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë.?Për zyrtarin e lartë demokrat kryeministri lëvdon Ministrin e Brendshëm, por nuk jep asnjë sqarim se përse Saimir Tahiri priti në zyrë Durim Bamin, të cilin vetë ministri, sipas Ristanit, e ka pranuar se është i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Santo.?Qytetarët janë të tronditur nga këto negociata private të Ministrit të Brendshëm me të akuzuarin për vrasje e krime të rënda, ndërsa Edi Rama del e i rreh shpatullat publikisht.Pakti me krimin ka kapërcyer me kohë moszbatimin e ligjit për trafikantë e banditë të lidhur me qeverinë. Ky pakt i Edi Ramës, i ka dhënë krimit pushtet, zyra, vendimmarrje, e ka sjellë krimin në parlament e në krye të bashkive. Për këtë janë të tronditur qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe ky është realitet dramatik për vendin që nuk mbulohet dot nga propaganda bajate, nga i njëjti fjalim; nga fitorja në fitore.?PD vlerëson se qeveria nuk po bën transparencë për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpolit për ekstradimin e deputetit Mark Frroku në Belgjikë dhe nuk jep shpjegim për kanabizimin e vendit.