http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre aksidente, dy me pasojë vdekjen dhe një plagosje janë regjistruar brenda pak orësh në Librazhd, Berat dhe Fier. Mesditën e së hënës, nje 51 vjecar qe po udhetonte me motociklete u perplas me nje makine në vendin e quajtur Mbrostar Ura, në hyrje të superstradës Fier-Lushnjë. Per pasoje Gramoz Kaja, mbeti plagosur e u dërgua në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore. Më herët ne Librazhd, si pasojë e daljes nga rruga te një automjeti me targa greke, mbeti i vdekur 48-vjeçari Kristo Roci. Sipas policisë, dyshohet se ai ka humbur kontrollin e dejtimit te makines nga shpejtësia e madhe dhe është përplasur me një ndërtesë. Një aksident tjetër ka ndodhur ne orët e vona te se dielës ne aksin Poshnje - Berat ku humbi jetën një 50 vjeçar. ai u përplas nga makina qe drejtohej nga Sazan Kasa. Ndërkohë policia ben te ditur s ka nisur hetimet për zbardhjen e plote te tre aksidenteve.