Gjykata Kushtetuese pranon kerkesen e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të investohet në një hetim të ri parlamentar. Gjykata Kushtetutese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike, për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, ?Për hetimin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët?. Opozita e beri kete kerkese, pas rastit të Divjakës, kur në pranverën e vitit 2014, një avion u rrëzua në plazhin e Divjakës. Por mazhoranca e hodhi poshte me arsyetimin se Kuvendi kishte nisur një hetim parlamentar mbi vërtetimin e akuzave të opozitës për rritje të trafikut të drogës dhe përfshirje të FA-ve, pas publikimit të një informacioni të SHISH-it, i klasifikuar si ?sekret?. Duke gjykuar si të drejtë kërkesën e PD, Kushtetuesja sqaron se vendimi i Kuvendit, i datës 22 maj 2014, për rrëzimin e kërkesës së opozitës, është i papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit. Në vendimin e zbardhur, thuhet se Gjykata vlerëson se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor në rastin konkret është mohuar nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. (GJK1)Vendimi i Kushtetuteses thekson se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor është një kompetencë kushtetuese e detyrueshme për t?u respektuar dhe nuk mund të cenohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare, me përjashtim të rasteve të mosrespektimit të parimeve kushtetuese.Gjykata Kushtetuese thekson se shumica parlamentare gjatë diskutimeve në Kuvend, nuk ngriti asnjë pretendim në lidhje me kushtetutshmërinë e objektit të hetimit, nuk paraqiti asnjë formulim alternativ dhe as specifikoi ndonjë parim kushtetues që cenohej nga hetimi. (plane parlamenti)Po ashtu, vlerësohet se argumenti i shumicës parlamentare për mbivendosjen e kompetencave me organizin e prokurorisë është i pabazuar për faktin se procedura e hetimit parlamentar u shërben qëllimeve të ndryshme nga ato të hetimit penal.

Free Traffic Exchange