http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mesazh ndryshe është dhënë mbrëmje e djeshme nga policia e qarkut te Vlorës per te rinjtë dhe kryesisht per drejtuesit e automjeteve. Ka qene ora 01:00 e mëngjesit kur policia e shtetit ka hyre ne një prej ambienteve me muzikë ne qytetin e Vlorës ku e ftuar ka qene këngëtarja Dafina Zeqiri. Pasi ka ndërprere muzikën, zëdhënësja e policisë se qarkut Vlore e shoqëruar edhe nga vete drejtori Jaeld Çela dhe stafi i policisë, ka dhënë nje mesazh sensibilizimi per te gjithë te rinjtë dhe drejtuesit e automjeteve. Ky është mesazhi i dyte sensibilizues pas shpërndarjes se luleve ne autostrade, ku policia u bën thirrje drejtuesve për respektimin e qarkullimit rrugor.