Ekonomia vazhdon në rënie, Greqia humbet nga masat - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-30 0

Paradoksi më i madh që diskutohet në dy ditët e fundit në Greqi është fakti se, Athina mori një kredi prej 7 miliardë eurosh në kontekstin e paketës së madhe të ndihmës 86-miliardëshe, për të shlyer 6.7 mld euro detyrime urgjente ndaj huadhënësve, në një moment kur vetëm nga vendosja e kontrollit të kapitaleve dhe mbylljes trejavore të bankave, humbjet që pësoi shteti ishin në mbi 3 miliardë euro.