Shpërthimi në fabrikën e Barit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve ne Bari, pasoi atë te një prej furgonëve të kësaj kompanie, i cili ishte plot me lëndë plasëse. Ky është versioni i policisë në Itali, që vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen që u mori jetën 7 punonjësve mes të cilëve dhe një shqiptar. Policia ende nuk ka një version zyrtar se çfarë shkaktoi ndezjen ne barutit në furgon, që rezultoi më pas me shpërthime në seri, ku u shkatërrua dhe fabrika. Policia ndërkohe ka konfirmuar se shqiptari që humbi jetën, ndërsa punonte në fabrikë, është 28-vjeçari Saimir Merja. Ndërkohë, në spital gjenden katër persona të tjerë të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve zyrtare, numri i viktimave mund të jetë më i madh për shkak se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë banorët në periferi të Modunjos thonë se shpërthimi ishte aq i fortë, sa ngjate me shembjen e një pallati me eksploziv.

Free Traffic Exchange