PD: Rama lejoi mikun e tij te dhunoje trashegimine - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama lejoi për dy muaj një ndërtim skandaloz e të paligjshëm brenda mureve të Kalasë së Tiranës, vetëm sepse po e bënte miku i tij Alban Xhillari. Prej dy muajsh shkelet ligji në mes të Tiranës në zonën më të mbrojtur. Çdo qytetar e banor i këtij vendi do kishte përfunduar në burg nëse do rregullonte çatinë e shtëpisë apo murin rrethues. Miku i Edi Ramës bën mure, llaç e tulla brenda kalasë që është monument kulture i kategorisë A, dhe asgjë nuk ndodh. Ligji, INUK-u dhe policia pushojnë së ekzistuari për njeriun e afërt të kryeministrit. Kjo është e vërteta dhe vizioni i Edi Ramës. Miqtë e tij të ndërtojnë kudo e ku të munden, pa leje e në zona të mbrojtura, brenda parqeve dhe kalave e buzë detit. Ata e kanë lejen se janë miqtë e tij. Ndërsa qytetarët i pret burgu edhe për një pllakë të vënë në banesat e tyre. Këtë standard të dyfishtë, këtë korrupsion e klientelizëm ka ndërmend të instalojë tashmë në Tiranë e kudo me ushtarët e tij bindur të pushtetit lokal.