Greqia kërkon borxh nga FMN - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Eurozonës, Greqia ka kërkuar zyrtarisht borxh edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kërkesa zyrtarë është bërë nëpërmjet një letre drejtuar shefes së FMN-së Kristin Legard. Kjo e fundit ka konfirmuar zyrtarisht se ka marre aplikimin e Athinës zyrtare. Kërkesa për hua nga vendet e Eurozonës, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane arrin në 86 milion euro. Ajo u dorëzua zyrtarisht pasi parlamenti grek votoi dy paketat e para të masave shtrënguese. Ato ishin të nevojshme për të krijuar besueshmërinë në Bruksel, në mënyrë që të vijohet me lëvrimin e këstit të ndihmës. Ndërkohë ditën e premte, liderët e partive kryesore politike në Greqi, janë takuar dhe kanë rënë dakord për të bashkëpunuar për zbatimin e reformave të kaluara së fundmi në kuvend. Ndërkohë, në gusht, qeveria Cipras përballet me një test të vështirë pasi kalon e ashtuquajtura paketa e tretë e masave, në të cilën parashikohet heqja e pensioneve suplementare dhe rritja e taksave ne disa sektorë.