http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas fitores se zgjedhjeve lokale te 21 qershorit, zgjerimi i anëtarësisë se Partise Socialiste, duket se është sfida e kryeministrit Rama. Kryetari i PS Edi Rama, ka shfrytëzuar nje takim me te rinjtë socialiste ne Jale, për t?i bere edhe ata pjese e nismës qe PS te numëroje 150 mije anëtare.?Ne kemi vënë një objektiv që vitin e ardhshëm, në qershorin e vitit të ardhshëm kur Partia Socialiste bën 25-vjetorin të kemi regjistruar 150 mijë anëtarë. Në këtë fushatë që ne fillojmë në shtator FRESSH-i do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm. Sigurisht që, do të jetë një nga mekanizmat e pazëvendësueshëm për të realizuar objektivin?.Rama ka kërkuar qe FRESSH-i te shtrihet kudo ne çdo hapësire shkolle e Universitet.?Ne jemi partia e parë, jemi 1-shi. E kemi burimin kryesor të rritjes tek ajo që shpeshherë themi, ?fryma, fryma?. Ne na duhet që të punojmë shumë fort dhe të jemi shumë të organizuar, që këtë burim rritje që vjen nga fryma, që prodhon nevoja për ndryshim e çdo njeriu ta adresojmë për të rritur, për të forcuar 1-shin.?Rama ka theksuar se nëpërmjet këtij procesi zgjerimi, synohet nxitja e aktivizimit real politik të të rinjve në Partinë Socialiste.