Kryeministri Rama flet për “Kumanovën” dhe “Ohrin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Hetimi i plote i aksionit të policisë në Kumanovë do të ndihmonte stabilitetin në Maqedoni?. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tv Telman. Rama tha se hetimi do të forconte marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve e maqedonasve.?Opinioni im është qe me siguri një hetim transparent dhe i pavarur, do të ndihmonte këdo dhe do të ishte me një kontribut për një Maqedoni të qëndrueshme, ku marrëdhëniet ndëretnike, nuk janë një problem, por e kundërta, një potencial shumë i madh për këtë shtet?.Kryeministri shqiptar vuri theksin dhe te marrëveshja e Ohrit. Ai tha se zbatimi i këtij pakti është baza për një shtet më të fortë maqedonas, që është në interes të të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit.?Nëse i referoheni dokumentit final te samitit te Wellsit, në këtë dokument të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord për të nënvizuar rëndësinë që Maqedonia të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit. Kjo është baza e bashkekzistencës dhe harmonisë për një jetese në paqe mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Me siguri kjo është dhe baza për ta bere Maqedoninë një shtet me te forte dhe te qëndrueshëm. Ne jemi plotësisht të interesuar për të parë një Maqedoni më të fortë dhe është më një rëndësi strategjike, për rajonin dhe patjetër dhe për Shqipërinë, një Maqedoni e qëndrueshme?.Gjatë intervistës së tij, Rama tha se Shqipëria, nuk do të vendose veton për Maqedoninë ne Aleancën e Atlantikut Verior. Në këtë intervistë, Rama është ndalur dhe në çështje të tjera të marrëdhënieve ndërfqinjësore mes dy vendeve.

Free Traffic Exchange