http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ia kishte besuar një kumarxhiu, tre çelësat e thesarit të shtetit, i cili brenda pak kohëve, bëri grabitjen më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Ardian Bitraj, ish-punonjësi i degës së thesarit në Linzë, arriti të merrte 713 milionë lekë dhe për të mos rënë në sy, mbushte kutitë e parave me libra të vjetër. Dhe këto para te vjedhura, Bitraj nuk është i detyruar t?ia ktheje Bankës se Shqipërisë. Nje dite me pare, Gjykata e Tiranës vendosi te rrezoje padinë e bere nga Banka e Shqipërisë ndaj Bitrajt për kthimin e parave. Pas disa muajsh hetime per verifikimin se ku shkuan këto para, ndërsa Bitraj këmbëngulte se i la në pikat e basteve sportive, ende sot destinacioni i tyre nuk dihet. Bitraj dha disa adresa te lojërave te fatit, po hetuesit nuk gjeten asnjë gjurme te parave. Edhe pse nuk dha një informacion zyrtar, prokuroria shqiptare doli në përfundimin se paratë ishin lënë pikërisht në bastet sportive, madje në një rast gjatë kampionatit botëror, sipas hetuesve, Bitraj kishte humbur 2 miliardë lekë. Për skandalin e bujshëm te Bankës se Shqipërisë, Ardian Bitraj bashke me Mimoza Bruziajn, janë dënuar me 24 vite ne total, ndërsa 10 ish-zyrtare morën dënime te lehta.