Unaza energjetike e jugut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna për fuqizimin e rrjetit të transmetimit 110 KV të jugut të Shqipërisë është shtuar këto ditë. Po përdoret droni, pajisje jo e panjohur për shqiptarët. Për herë të parë, në Shqipëri shfrytëzohet për transportim të fibrave për t?u shtrirë nga një shtyllë në tjetrën. Deri më sot bëhej në mënyrë manuale nga vetë punëtorët. Unaza energjetike e jugut, një ndër investimet më të rëndësishme për furnizimin e rrymë për zonat bregdetare, është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e turizmit, por siguron furnizimin të pandërprerë për banorët. Ata nuk ngurruan t?ia përcillnin direkt shqetësimin kryeministrit Edi Rama. Ky investim dhe në tërësi unaza energjetike e jugut, sipas ministrit Gjiknuri, do të mbyllë përfundimisht problemin e furnizimit me energji të gjithë kësaj zone turistike. Me ndërtimin e dy nënstacioneve 110 KV në zonën e Bregut të Jonit, në Orikum dhe Himarë, ky bëhet i pari investim pas 40 vitesh në sistemin energjetik të kësaj zone. Linja Babicë-Sarandë do të sigurojë furnizimin me energji elektrike, në rast defekti në linjat e transmetimit, për Sarandën, Delvinën, Gjirokastrën dhe Tepelenën dhe gjithashtu garanton funksionimin e sigurt të HEC-it të Bistricës.

Free Traffic Exchange