PD, kundër ligjit të turizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po miraton ligjin e turizmit duke shkelur procedurat parlamentare. Në një seancë ballafaqimi të thirrur nga ditën e sotme nga kuvendi për komisionin përgjegjës për shqyrtimin e këtij drafti edhe pse PD ishte e pranishme, nënkryetari Genc Ruli tha se mbledhja, nuk ishte njoftuar në kohë dhe opozita nuk pati mundësinë të japë amendimet e saj për këtë projektligj. Kërkesa e demokratëve për të shtyrë votimin e ligjit në shtator duket absurde për kreun e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Eduard Shalsi thotë se në çdo mbledhje ku është bërë shqyrtimi, PD nuk ka patur asnjë propozim për të shtuar apo për të hequr. Kuvendi i Shqipërisë një ditë më parë shtyu votimin e ligjit për turizmin për ditën e hënë, pas kërkesës që bënë demokratët të cilët kërkonin kohë për të dhënë mendimet e tyre. Por sot z.Ruli tha se vota e tyre do të jetë kundër, për shkak se opozitës nuk i është dhënë mundësia të shprehë mendimin. Një nga pikat më të kundërshtuara nga PD gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, ishte vendosja e kushtit që çdo bashki përpara se të japë një leje ndërtimi të çfarëdoshme duhet të marrë dakordësinë e Ministrisë së Ekonomisë, nen për të cilin demokratët ngulmojnë të ndryshohet pasi shkelet kushtetuta.