Mbyllen hetimet për Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit nga vjedhja e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë prokuroria mbylli hetimet për ish Guvernatorin Ardian Fullani.Burime pranë organit të akuzës thanë se të hënën Fullani do të paraqitet në prokurori për t?iu komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës ndërkohë që procedurialisht pas kësaj dosja do të mbërrijë në gjykatë.Krahas kësaj ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë u akuzua për shpërdorim detyre dhe në blerjen e Hotel Dajtit si dhe marrjen me qera të zyrave të bankës me shuma të mëdha. Në kohën kur Europa përballej me krizën ekonomike në vitin 2010 Banka e Shqipërisë shpenzoi 41.4 milionë dollarë për blerjen e Hotel Dajtit ndërkohë që procedura e ndjekur ishte me prokurim të drejtpërdrejtë pa konkurrentë.Nga ana tjetër Marrja me qera e ambienteve të bankës kur godina ekzistuese rikonstruktohej kapnin vlerën e 1 mijë eurove qera në muaj për një ambient zyre.Ardian Fullani akuzohet se ka cenuar autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke mos emëruar për një kohë të gjatë zëvendësguvernatorin e dytë. Kjo solli probleme në ushtrimin e përgjegjësive të kontrollit në Bankën e Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugë vjedhjes në Thesarin e Shtetit. Më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish-punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar.