http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te zgjedhurit e rinj lokale ne Kukës hyjnë ne zyre mes përplasjesh politike. Këshilltaret e djathte bashkiake dhe ata te majte u përfshinë ne debate ne momentin e votimit për anëtaret e Këshillit te Qarkut. Demokratet pretendojnë se pala tjetër shkeli ligjin duke nisur procesin e zgjedhjes ne mungese kuorumi. Ndërkohe edhe ne Bashkinë e Matit është bere konstituimi i këshillit bashkiak ku shumicën e anëtareve e ka e majta, ndërsa kryebashkiaku Nezir Rizvani i përket së djathtës. Nga votimi i 21 anëtarëve, kryetar i Këshillit të Bashkisë Mat, u zgjodh Agim Hysa me 13 vota, ndërsa kandidati i të djathtëve Sefer Elezi, mori vetëm 8 vota.Roskoveci është një tjetër bashki ku Drejtuesit e rinj te pushtetit vendor kanë marrë detyrën. Në përfundim të procesit të votimit, komisioni deklaroi fituese kandidaten e koalicionit të majtë Eleni Goga e cila nga 19 vota mori 14, kryetare e këshillit bashkiak Roskovec. Edhe Elbasani ka konstituuar këtë të premte Këshillin Bashkiak, te dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. 51 anëtarët, konkretisht 35 të ASHE dhe 16 të APPD bënë betimin per respektim të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të qytetarëve. Nga votimi kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Elbasanit u zgjodh Altin Idrizi, i cili ishte e vetmja kandidaturë e propozuar.