Familja shuhet nga asfiksia - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pajisje elektrike e harruar ndezur i ka kushtuar jetën 3 pjesëtarëve të një familjeje në Korçë, pasi kati i parë i banesës ku banonin u përfshi nga zjarri. Esmeralda Cicani 52-vjeç dhe dy fëmijët saj Kristina dhe Tedi, 20 dhe 18 vjeç ishin në gjumë kur pajisja elektrike qe ndodhej shumë afër disa sendeve plastike, ka filluar të digjej ngadalë duke çliruar tym të madh në banesë e duke lënë të asfiksuar familjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 te mëngjesit, duke u gdhirë e enjtja në lagjen numër 2 në afërsi të Liceut në qytetin juglindor. Nga hetimet, mësohet se djali i shtëpisë, Tedi, ka pikasur i pari flakët. Në tentative për të hapur derën e shtëpisë dhe për t?i ardhur në ndihmë motrës dhe nenës, ai ka gjetur vdekjen, pa mundur të dalë nga shtëpia. Ndërkohë që Esmerada Cicani dhe vajza e saj Kristina, janë gjetur të pa jetë në krevat. Të parët që kanë dalë në ndihmë të tyre, ishin banorët e zonës, por për shkak të tymit, nuk kanë mundur të futen brenda.Kryefamiljari Aleksandër Cicani fatmirësisht, nuk ndodhej ne shtëpi ne momentin e tragjedisë. Ai punonte si roje nate në një pike karburanti. Prej vitesh, familja Cicani jetonte me qera.Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës, bënë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen tek ndërtesat e tjera.