http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur që rreth 600 mijë pensioniste të përfitojnë 1.4% më shumë të parave që marrin çdo muaj, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale. Por, ata që do i gëzohen më shumë vendimit të qeverisë së majtë, janë veteranët e Luftës Antifashiste. Ministri Klosi sqaroi se 6 mijë e 600 veteranët, do të marrin pesion të rritur në masën 15.6%. Vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, saktëson se rritja e pensioneve do të zbatohet duke nisur nga muaji i ardhshem.