Skënderbeu në raundin e tretë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht humbjes 3 me 2 ne Irlandën e Veriut ndaj Crusaders, skuadra e Skënderbeut siguroi për herë të dytë në histori kualifikimin per në turin e trete eliminator të Champions League. Golat për korçaret kundër Crusaders në Belfast u shënuan nga Berisha dhe Latifi, ndërsa ra në sy shthurja e ekipit në minutat shtese ku pësoi edhe dy golat e humbjes. Kundërshtare te ?ujqërve të dëborës? tashmë do të jenë moldavet e Milsamit të cilët edhe nga mediat sportive në Evropë u konsideruan surpriza e madhe e turit të dytë kualifikues pasi nxirren jashtë loje, Ludogorets, të cilët sezonin e kaluar luajtën në fazën e grupeve të Champions League. Bullgaret edhe pse shënuan te paret me Wanderson nuk arritën te administrojnë avantazhin duke pësuar dy gola. Gjithsesi në raport me kundërshtaret e tjere të mundshme, Milsami në letër është rivali më i lehte për Skënderbeun që mund të ëndërroje play off-in. Rezultate dhe kualifikime të pritshme në takimet e tjera të kthimit të turit te dytë ku izraelitet e Makabi Tel Aviv munden 5 me 1 maltezet e Hibernians Paola, ndërsa Partizani i Beogradit mori fitoren e dytë kundër Dila Gorit duke u mundur gjeorgjianet 2-0 ne fushën e këtyre te fundit. Vardari nuk mundi te përsërisë suksesin e Rabotnickit që ne 2006 shkoi deri ne fazën e trete. Skuadra nga Shkupit, nuk shkoi me shume se barazimi 1 me 1 me qipriotet e Apoel NIkosias ndërsa suedezet e Malmos vazhduan aventurën pasi eliminuan lituanezet e Zalgiris. Sot pritet të zgjidhen ende dilema të tjera në disa çifte, ndërsa takimet e para të fazës së trete do te luhen me 28 korrik. Skënderbeu, ndeshjen e parë me Milsamin do ta luajë në Moldavi ne 29 korrik, ndërsa përballjet më të forta pritet të jenë Makabi Tel Aviv vs Viktori Pelzen, CSKA Moske vs Sparta e Prages, Fenerbahce vs Shaktar Donjeck, Panathinaikos vs Club Bryzh dhe Young Boys vs Monaco.