http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ato qe mund te jene fragmentet me te vjetra te Kuranit te gjetura deri me sot, janë zbuluar nga studiuesit e Universitetit të Birmingemit. Ekspertiza me radio karbon, që ka një saktësi deri në 95%, fakton se ky tekst i nxjerre nga arkivat e këtij institucioni, është 1370-vjeçar, duke e bërë atë kuranin më të vjetër të zbuluar deri më tani. Sipas ekspertëve, ky Kuran mendohet të jetë mbaruar mes viteve 568-645. Ai është i shkruar në lëkurën e një dhie. Profesor David Tomas në Universitetin e Birmingemit dhe një nga zbuluesit e këtij libri, pohon se profetit Muhamed i erdhi shpallja kuranore mes viteve 610-632, kur ai ndërroi jetë. Tekstet e zbuluara do të vendosen në ambientet e universitetit, për t?u vizituar nga besimtarët, por dhe studiuesit e fesë islame. Këta të fundit, pohojnë se të gjitha fragmentet e librit të shenjtë, janë përmbledhur tërësisht në fund të vitit 1650.