Turqi, të gjithë kundër ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turqia ka rritur sigurinë në kufi me Sirinë, ndërsa kryeministri Ahmet Davutoglu, ka kërkuar nga katër partitë kryesore në vend që të nënshkruajnë një deklaratë kundër terrorizmit. Duke folur pas sulmit që i mori jetën 31 personave dhe plagosi 104 të tjerë, 9 prej tyre në gjendje të rëndë, Davutoglu tha se Turqia, nuk do të tolerojë që një organizatë si ISIS të cenojë sigurinë në vend. ?Ne jemi në një moment ku çdokush duhet të bashkohet kundër terrorizmit. Jemi gati për të marrë masat e duhura ndaj përgjegjësve të këtij sulmi nga organizata terroriste ISIS. Të gjitha partitë politike duhet që njëzëri të nënshkruajnë një deklaratë kundër terrorizmit dhe të mos fajësojmë njeri-tjetrin për këto sulme. Dua të theksoj edhe njëherë se republika e Turqisë, nuk i ka mbështetur apo toleruar asnjëherë organizatat terroriste?. Ndërkohë hetuesit dyshojnë se sulmi është kryer nga një kamikaze femër, e cila besohet se ishte një aktiviste e partisë pro kurde. Por ndërsa Ankaraja zyrtare ka vënë gishtin mbi ISIS për këto sulme, qindra demonstrues në Stamboll dhe Ankara, janë përleshur me policinë. Ato kanë fajësuar presidentin Erdoan si bashkëpunëtor të ISIS. Ky i fundit dënoi me herët sulmin, duke e cilësuar atë si një akt barbar.