Anelay: Nuk ka integrim pa Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Pa themelimin e Gjykatës Speciale Kosova, nuk mund të pranohet në asnjë Organizatë Ndërkombëtare?. Deklarata është bërë nga baronesha Anelay, e cila mban postin e Ministres së Shtetit për Punët e Çashme të Mbretërisë se Bashkuar, gjatë takimit me presidenten Jahjaga. ?Mesazhi im është i qartë. Kosova ka dhënë një mesazh të qartë si shtet që dëshiron të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar pret ta sheh që Kosova është duke e mbajtur fjalën. Për ta mbajtur fjalën duhet ta themelojë gjykatën speciale dhe ti tregojë botës se Kosova dëshiron të pranohet në organizatat ndërkombëtare si shtet fuqiplotë dhe me të drejtat e veta?.Ndërsa presidentja Jahjaga deklaroi se çdo shtyrje për themelimin e këtij institucioni është një pengese për procesin integrues të Prishtinës.Ngritja e Gjykatës Speciale është një nga kërkesat kryesore të Kombeve të Bashkuara. Ky organ do te ketë selinë qendrore jashtë Kosovës dhe do te merret me hetimin e krimeve te kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjate luftës se vitit 1999. Ne qershor, kuvendi votoi kundër amendamentit për ndryshimin e Kushtetutës, qe i hapte rruge themelimit te Gjykatës, ndërsa me angazhimin e kryeministrit Mustafa qe ka kërkuar dhe mbështetjen e opozitës, pritet qe kjo çështje te diskutohet serish ne Kuvendin e Kosovës.

Free Traffic Exchange