http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i emigranteve gjatë verës shton aksidentet rrugore, por aksi nacional që nga Kapshtica deri në Pogradec ka dhjetëra ndërprerje nga rrugët e fshatrave, duke qene burim përplasjesh me pasoja fatale. Gjashtëmujorin e parë të 2015 janë shënuar 38 aksidente. 8 persona humbën jetën, tre më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mungesa e ndërhyrjeve në rrugë dhe sinjalistika jo e plotë kanë shtuar aksidentet: vetëm muajin e fundit në këtë aks humbën jetën 6 persona. Për banorët kalimi në rrugën nacionale është i pashmangshëm. E gjithë rruga kombëtare që kalon në Devoll, Korçe dhe Pogradec ka 160 kryqëzime dhe degëzime.