http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pothuajse 5 muaj pasi Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetutese disa nene të ligjit ?Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura?, Presidenti i Republikës rimerr kompetencat. Në draftin e prezantuar në Komisionin e Ligjeve, nga Ministria e Mbrojtjes u reflektuan vendimet e Kushtetueses. Por, për opozitën kjo nuk mjafton. Ministria duhej që në hartimin e nismës, të merrte mendimin e kreut të shtetit. Deklarata e ligjvënësit demokrat nga socialistët u konsideruan si politikë e pastër në një diskutim të shteruar. Jo pa ironi, Pandeli Majko, preferoi që qëndrimin e opozitës, t?ia faturonte temperaturave të larta. Pas diskutimeve, Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin e prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes.