Ministri i brendshëm Tahiri, replika me deputetin Bumçi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë dhe i Jashtëm miratoi marrëveshjen mes qeverise shqiptare dhe asaj te Shteteve te Bashkuara për kontrollin e kultivimit te lendeve narkotike. Ndonëse marrëveshja kaloi, seanca u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorances. Deputetët demokratë akuzuan qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në burim të drogave, ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se selia blu ka ligjëruar kriminalitetin. Ministri Tahiri u vu në qendër të kritikave nga deputeti i djathtë Aldo Bumçi, i cili edhe pse përshëndeti marrëveshjen, tha se forcat e rendit, nuk mund te luftojnë krimin kur drejtohen nga persona me te kaluar kriminale. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ofron një fond prej 7 778 000 $ me qëllim realizimin e dy projekteve: ?Zhvillimi i sektorit të drejtësisë penale? dhe ?Zhvillimi i zbatimit të ligjit?.

Free Traffic Exchange