Rihapen bankat në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhët e gjata rikthehen serish ne Bankat ne Greqi, te rihapura këtë te hënë pasi qëndruan mbyllur per tre jave. Shërbimet kryesore janë rikthyer, por përsëri tërheqja e parave nga bankomatet mbetet e kufizuar ne 60 euro ne dite. Masat jane marre per te shmangur falimentimin e bankave, pasi qytetaret mbeten te frikësuar per kursimet e tyre. Dita e sotme shënon gjithashtu nje rritje te TVSH-se ne ushqimet e restoranteve dhe transportin publik, si pjese e paketës se masave per te cilën u ra dakord me BE-ne javën e kaluar per te shmangur falimentimin. Kjo është nje tjetër jave delikate per kryeministrin Alexis Tsipras, ndërsa ai përgatitet per nje votim te dyte ne parlament per te siguruar mbështetje per paketën e kursimeve. Pas pese vjetësh duke shtrënguar rripin, greket jane pesimiste per te ardhmen. ?Gjithçka qe te jete vendosur per Greqinë, do te zbatohet. Masat e reja nuk do te arrijnë asgjë, nuk ka asgjë te re nga ajo qe ka ndodhur ne pese vitet e fundit. Por mendoj se keto masa duhen zbatuar.? thote nje banor. Nje tjetër shprehet: ?Ata qe varen nga shteti do te jene me keq. Do te ishte mire nese do te vinte nje lider i ri, me ide te reja.? Ndersa situata mbetet shume delikate, greket e kaluan te dielen duke ndezur qirinj dhe duke u lutur per nje te ardhme me te mire.