Tonelatat me ilaçe të skaduara - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 muaj pas hedhjes ne natyre te tonelatave me ilaçe te skaduara nga kompanitë dhe distributoret farmaceutik, heqja e tyre ka mbetur pa zgjidhje. Drejtues te komunës u përpoqën të siguronin fondin prej 1 milionë lekësh për zhvendosjen e medikamenteve të rrezikshme, por pa rezultat. Pas zgjedhjeve te 21 qershorit, problemi i kalon Bashkisë së re të Tiranës. Barnat me përmbajtje kimike te rrezikshme u hodhën disa muaj me parë pranë lumit Tërkuzë dhe policia nisi hetimet pas publikimit te skandalit nga Vizion Plus. Por deri me sot, nuk ka asnjë te dhënë se cilët janë autoret e këtij krimi mjedisor. Policia u mjaftua qe bashke me komunën te mblidhnin medikamentet ne disa thasë, për t?i lënë serish ne nje zone pas asnjë lloj mbrojtjeje.

Free Traffic Exchange