http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i partisë Demokratike Eduard Halimi ka denoncuar djegien e autoveturës së shefit të Auditit të KQZ-së Armand Teliti, e cila sipas tij është e qëllimshme. Ngjarja sipas Halimit, ka ndodhur në orët e para të mnëgjesit, ku automjeti i Teliti është shkrumbuar totalisht nga flakët. Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha se dyshohet per një akt mafioz, te urdhëruar nga dyshja Dako-Roshi, për shkak të detyrës së Telitit, i cili denoncoi regjistrimin në lista të votuesve fiktivë. Akuzat e deputetit demokrat janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku I Kavajës Elvis Roshi, i cili reagoi nëpërmjet nje postimi ne Facebook. Ndërkohe policia e Durrësit ben te ditur se kanë nisur hetimet, ndërsa nën administrim është marrë automjeti i djegur i cili ndodhet në komisariatin e Durrësit, ku po kryhen hetimet përkatëse.