http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka bere një skaner te ekonomisë se vendit, duke e konsideruar gjendjen si shqetësuese si pasoje e keqqeverisjes se dyshes Rama - Meta. Koordinatori për çështjen ekonomike ne PD Mateo Spaho, duke ju referuar raportit te fundit te Komisionit Evropian, i cili evidentoi rrezikun e borxhit publik te Shqipërisë, tha se këto risqe te shtuara ne ekonomi, PD i ka paralajmëruar me kohe. ?Pas 2 vitesh qeverisje partnerët ndërkombëtare janë të alarmuar nga loja e borxheve të Edi Ramës. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshëm Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin e dyshes Rama- Meta pergatiti recesionin ekonomik qe sipas Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv në Bankës Botërore për Shqipërinë e kërcënon seriozisht Shqipërinë. Edhe Komisioni Europian paralajmëron se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim rreziku për ekonominë shqiptare?. Me tej Spaho u ndal edhe tek mos relazimi i te ardhurave, qe sipas tij është efekt i korrupsionit te larte ne tatime dhe dogana, nje situate kjo, e cila ndikon negativisht ne klimën e biznesit.