http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 aksidente rrugore me pasojë 4 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i këtij muaji, i cili ende nuk është mbyllur, ndërkohë që shkaqet janë gjithnjë të njëjta parakalimi i gabuar dhe tejkalimi i shpejtësisë. Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore Mitat Tola, janë dyfishuar patrullat ndërkohë që po i kushtohet vëmendje shkeljeve që bëhen burim aksidentesh. Tola tha se sezoni turistik, ka bërë që krahas patrullave të policisë rrugore çdo sektor të dyfishojë prezencën në terren. Për të 6-in vit radhazi, policia rrugore vazhdon patrullimet e përbashkëta me policinë e Kosovës. Për t?i ardhur në ndihmë turistëve ka filluar të zbatohet dhe urdhri i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Transporteve, për kufizimin e lëvizjes së mjeteve me tonazh të rëndë gjatë fundjavave.