Arrestohen autoret e sulmit në “Don Bosko” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona u arrestuan dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në verandën e një lokali në zonën e ?Don Boskos?. Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve, mbeti e plagosur një 29-vjeçare, e cila në atë moment ndodhej në lokal së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e mitur. Policia arriti të mësonte dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që nga kamerat e sigurisë, identifikoi autorët. Ata janë Kreshnik e Rinald Budlla 41 dhe 27 vjeç banues në Tiranë, Alfred Levani 42 vjeç si dhe shtetasi me inicialet SH.H nga Shijaku, i cili u procedua ne gjendje të lirë, pasi iu gjet në shtëpi një armë gjahu dhe 24 fishekë. Sipas policisë, të arrestuarit shkëmbyen zjarr me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar ku nga të shtënat mbeti e plagosur 29-vjeçarja Rezarta Laknori. Në vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja arme zjarri, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Free Traffic Exchange