Turistët e huaj në Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klima dhe peizazhi i zonave veriore të Shqipërisë, kohet e fundit po tërheq shume turiste te huaj. Lezha është një nder qytetet, qe është shndërruar ne destinacion sidomos për çeket. Ndonëse pak javë më parë në Shqipëri humbën jetën dy te rinjtë çeke, pushuesit nuk ndihen te pasigurte pasi e konsiderojnë krimin si rast te izoluar. Ata tone se s?kane pse privohen nga eksplorimi dhe njohja e kulturës se shqiptareve.?Per ne Shqipëria është nje vend i këndshëm, une personalisht ndjehem mire ne vendin tuaj, nuk kam aspak frike ndaj edhe kam marre kete udhëtim turistik. Mund te them se deri me tani gjithçka është mire si psh birra, ushqimi, njerëzit e me kalimin e ditëve do te kem me shume informacion te cilin sigurisht me vone do ta ndaj edhe me miqtë e mi?.?Unë e pëlqej vendin tuaj per gjithçka, por mbi te gjitha per njerëzit e saj. Dua te shoh malet, kështjellat, qytetet, te shijoj ushqimin e mire dhe te ndjej kenaqesine qe me japin pushimet?.?Është nje vend i mire dhe une ndjehem shume rehat këtu. Ne Shqipëri vij, sepse ne intereson te shijoj natyrën e saj, por sigurisht sepse me pëlqen ky vend. Unë nuk kam asnjë frike te vij këtu, ajo qe ka ndodhur para pak kohesh ishte nje aksident, ndaj askush nuk duhet te mendoje ndryshe?.Turistet shprehen se po kalojnë dite te këndshme ne Shqipëri dhe se kur te kthehen ne vendin e tyre do tu tregojnë miqve dhe te afërmve për kete eksperience unike .

Free Traffic Exchange