http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e politikës kryen ritin e përvitshëm të urimeve me rastin e festës së Fiter Bajramit. Presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, mesazhin e tyre ia dedikuan më së shumti të pamundurve dhe njerëzve në nevojë. Në emër të qeverisë, selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar e vizituan ministrat Klosi dhe Gjermeni. Urimet e Partisë Demokratike i përcolli kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka.