http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 29-vjeçare u plagos me armë zjarri në zonën e ?Don Boskos?, ndërsa ndodhej ne lokal me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre. Ngjarja ndodhi ne mesditë, ku dy persona të cilët lëviznin me motor qëlluan në drejtim të lokalit me pistoletë, ndërkohë që nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbë Rezarta Lakrori. Edhe pse lokali ka qenë mjaft i populluar, fatmirësisht nuk mbeti asnjë person tjetër i lënduar, ndërkohë që gruaja ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e traumës. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje tha se të rinjtë kanë qenë pa maska dhe janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Nga ana tjetër burimet thanë se Laknori mbeti e plagosur gjatë një atentati të mirëfilltë i cili nuk funksionoi. Edhe pse në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja dhe nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të zjarrit hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një atentat ndaj bashkëshortit të 29 vjeçares Julian Laknori. Kjo ende nuk është konfirmuar nga policia e cila po merr në pyetje bashkëshortin e 29 vjeçares së plagosur por dhe dëshmitarë të cilët panë të gjithë skenën.