http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare për të analizuar zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe rezultatit të dalë prej tyre. Pritet që në mbledhjen që do të nisë paraditen e së shtunës, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, do të ndalet në mënyrë të veçantë mbi fitoren në garën elektorale, por edhe tek rezultatet jo të mira që koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, mori në disa Bashki, të cilat cilësoheshin si bastione të majta. Pjese e diskutimeve ne Asamble është edhe procesi i riorganizimit të strukturave socialiste. Burimet bëjmë të ditur ngritjen e nje grupi pune, i cili do të merret formulimin një pakete qe përcakton mënyrën se si do të procedohet për riorganizimin e degëve të partisë, nisur nga ndryshimet e ndarjes së vendit në 61 Bashki, nga reforma territoriale. Një grup i dyte ekspertesh socialiste do të merret ekskluzivisht me ndryshimet statusore. Një ndër këto ndryshime mësohet te jetë edhe fakti se kryetari i partisë nuk do të ketë nevojë të rizgjidhet nga anëtarësia, në fund të mandatit, nëse fiton zgjedhjet politike. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, do të vendosë edhe datën e mbledhjes se Kongresit te radhës së kësaj force politike, kongres i cili pritet të thirret në muajin dhjetor të këtij viti.