http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atëherë kur u duk se çështja po shkonte drejt zgjidhjes dhe çdo gje u adresohej tifozëve, tashme është vete skuadra e Skënderbeut qe rrezikon seriozisht te luaj takimin e kthimit te vlefshëm per raundin e dyte te Uefa Champions League, ne Irlandën e Veriut. Një fakt i tille është konfirmuar nga presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj qe ka deklaruar se edhe paraditen e sotme ekipi korçar nuk është pajisur me viza nga ambasada britanike ne Athine. U duk se çështja u zgjidh ditën e djeshme kur drejtori i klubit Ilir Permeti beri me dije se perfeqesia diplomatike kishte bllokuar tifozët qe do te udhëtonin me carterin e skuadrës se Skënderbeut. 24 ore me vone është vete presidenti i klubit qe bën me dije se ambasada nuk pranon te pajisi me viza as lojtaret kur kane detyrimin për te bere nje gje te tille. Gjithnjë sipas numri një te kampioneve shqiptare ne loje ka hyre Ministria e Jashtme dhe Federate Shqiptare e Futbollit per te kaluar ketë ngërç qe me sa duket nuk është i vogël. Si klubi korçar, ashtu dhe federate shqiptare i janë drejtuar UEFA-s qe është organizatorja e turneut prestigjioz te Europes Champions League, ndërkohe qe ne bisedime është dhe Ministria e Jashtme me Ambasadën Angleze ne vendin tone. Skuadra korçare per te shmangur vonesat pasi ambasada britanike e çon formularin ne Poloni kërkoi te shkurtonte kohe duke çuar dokumentet ne kryeqytetin grek te Athinës. Dokumentet janë bere gati ne kohen e duhur menjëherë pas përfundimit te takimit te pare ne Korçe.Takimi i kthimit mes Crusaders dhe Skënderbeut do te luhet te martën e 21 korrikut ne orën 20-45 ne Belfast.