http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Rama investimet e bëra në sektorin e transportin detar brenda një viti, mund të cilësohen si një histori suksesi për Shqipërinë. I pranishëm në inaugurimin e linjës së re të trageteve Durrës- Bari, tha deklaroi se përmes kësaj rruge hapet një kapitull i ri zhvillimi. Për shefin e qeverisë ardhja e kësaj linje ka ndikuar në uljen e çmimeve në sektorin e transportit detar.?Ritheksoj që ardhja e kësaj anije dhe vendosja e këtij standardi të ri të transportit detar përmes kësaj anije është një arsye jo për t?u ndier të kënaqur, por të inkurajuar se është një provë që kërkimi me këmbëngulje i rezultateve në adresimin e objektivave çon në sukses?Arritjet e qeverisë, Rama ka preferuar ti shoqërojë më një batutë.?Në pak kohë do te sjellim në portin e Durrësit për të administruar këtë aset të madh kombëtar një nga kompanitë më prestigjioze të botës, beri te ditur kryeministri. Administrimin e porteve dhe zhvillim i këtij sektori, sipas kreut te qeverise është ne krye te punës se Ministrisë se Transporteve, dhe shifrat flasin për një rritje edhe pse modeste të përpunimit të mallrave dhe transportit?.