http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kërcënimeve te opozitës per rishikim te marrëdhënieve me parlamentin, maxhoranca pranoi te heqë nga rendi i ditës ligjin per arsimin e larte, i cili do te shqyrtohet ne nje seance te posaçme pasditen e se martës. Per demokratet rregullorja e kuvendit nuk lejon futjen e nje ligji ne seance plenare pa kaluar 48 ore nga miratimi i tij ne komisione, ndërkohe qe drafti për arsimin e larte u miratua vetëm ne orën 2 te mëngjesit te se enjtes. Por shtyrja e reformës ne arsim nuk i dha fund debatit ne parlament per këtë çështje, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ne emër te Partisë Demokratike deklaroi se opozita është kundër këtij drafti, edhe pse për ministren e arsimit Lindita Nikolla ligji per arsimin e larte është sipas standardeve evropiane. Por replikat me te ashpra Berisha-Nikolla u bene për çështjen e doktoraturave, pasi sipas ish-kryeministrit qeveria po favorizon universitetet jopublike ne kuotat e doktoraturave. Javën e ardhshme para se te filloje pushimet e verës parlamenti do te zhvilloje dy seanca, te martën ku do te diskutohet vetëm ligji për arsimin e larte dhe te enjten për te miratuar ligjet e parashikuara ne kalendar.